Pas anulimit të televotimit dhe dy zarfeve të zinj, vjen REAGIMI i parë nga familja e Rogertit

Showbiz

Pas anulimit të televotimit dhe dy zarfeve të zinj, vjen REAGIMI i

Familja e banorit të “Big Brother VIP 5”, Rogert, ka reaguar publikisht pas vendimit të Vëllait të Madh për të anuluar televotimin dhe për të futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dy zarfe të zinj.

Në deklaratën e publikuar, familjarët pranojnë se debati mes Rogertit dhe Malit ka kaluar në tone të ashpra dhe jo të denja për t’u parë e dëgjuar, duke u shoqëruar me ofendime nga të dyja palët. Ata theksojnë se tensioni i krijuar është rezultat i presionit dhe stresit të lojës, e cila shpesh i çon banorët në reagime ekstreme.

“Respektojmë çdo vendim të produksionit, por kërkojmë drejtësi dhe balancë në gjykim”, përfundon reagimi i familjes, duke i qëndruar pranë Rogertit në këtë moment të vështirë brenda shtëpisë së BBVIP.

 

ME TE LEXUARAT