''Nuk është vonë të tregosh“: Mevlan Shanaj zbërthen me satirë krizën e filmit shqiptar

Ja teksti i plotë i korrigjuar sipas normës drejtshkrimore të gjuhës shqipe dhe i formatuar qartë:
Aktori dhe regjisori i njohur Mevlan Shanaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook mbi mënyrën se si trajtohet filmi shqiptar dhe politikat e mbështetjes për kinematografinë.
Në një tekst të titulluar „Filmi shqiptar — Sa përrallë e bukur!“, Shanaj sjell një dialog satirik mes një zyrtari të Ministrisë së Kulturës dhe një regjisori, duke vënë në pikëpyetje konkretësinë e politikateve për filmin.
Përmes ironisë, ai përshkruan një varg përgjigjesh të përgjithshme për strategjitë, vizionin, financimin dhe prodhimin e filmave. Postimi është pjesë e librit të tij „Nuk është vonë të tregosh“.
Mesazhi i plotë:
FILMI SHQIPTAR
(Në skenë, me shkronja të mëdha:)
FILMI SHQIPTAR
Sa përrallë e bukur!
Në njërën anë qëndron ZYRTARI I MINISTRISË SË KULTURËS. Përballë tij, REGJISORI I FILMIT.
Në sfond, gjatë gjithë kohës, shëtit ngadalë një grua si manekin mode. Në kokë mban një kurorë mbretërore ku shkruhet:
PRODUCENTE FILMI
Gruaja nuk flet. Shëtit. Ndalet. Pozon. Pastaj vazhdon të shëtisë.
REGJISORI:
Mund të më thoni cili është projekti juaj konkret për mbrojtjen, zhvillimin dhe të ardhmen e filmit shqiptar?
ZYRTARI:
Patjetër. Politikat e qarta të Rilindjes Kombëtare përbëjnë një vizion të qartë dhe gjithëpërfshirës për zhvillimin e ekonomisë së kulturës, në funksion të një qasjeje bashkëkohore dhe integruese, e cila lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin urban, infrastrukturën, turizmin, agroturizmin dhe promovimin e imazhit të Shqipërisë.
REGJISORI:
Po për filmin shqiptar?
ZYRTARI:
Filmi shqiptar është pjesë e këtij vizioni të gjerë dhe gjithëpërfshirës.
REGJISORI:
Cili është projekti?
ZYRTARI:
Projekti është pjesë e strategjisë.
REGJISORI:
Cila strategji?
ZYRTARI:
Strategjia është pjesë e vizionit.
REGJISORI:
Dhe çfarë parashikon vizioni?
ZYRTARI:
Një të ardhme më të mirë.
(Heshtje. Manekini kalon ngadalë pas tyre. Kurora shkëlqen.)
REGJISORI:
Sa filma shqiptarë do të prodhohen?
ZYRTARI:
Kjo do të përcaktohet në kuadër të objektivave.
REGJISORI:
Sa para do të jepen për prodhimin?
ZYRTARI:
Financimi do të jetë në përputhje me prioritetet.
REGJISORI:
Cilat janë prioritetet?
ZYRTARI:
Prioritetet janë ato që përcakton strategjia.
REGJISORI:
Mirë. Po strategjia ku është?
ZYRTARI:
Është në proces.
(Regjisori e vështron gjatë. Pastaj sheh manekinin me kurorën „PRODUCENTE FILMI“.)
REGJISORI:
Po producentët?
ZYRTARI:
Janë pjesë e ekosistemit.
REGJISORI:
Po filmat?
ZYRTARI:
Janë pjesë e industrisë kreative.
REGJISORI:
Po industria?
ZYRTARI:
Është në zhvillim.
REGJISORI:
Po zhvillimi?
ZYRTARI:
Është në funksion të së ardhmes.
(Heshtje.)
REGJISORI:
Kuptova.
(Ngrihet dhe largohet. Pas disa hapash ndalet. Kthehet nga publiku.)
REGJISORI:
Pyeta për një film.
(Pauzë.)
REGJISORI:
Mora një fjalor.
(Shikon zyrtarin.)
REGJISORI:
Dhe fjalori nuk kishte asnjë film brenda.
(Dritat bien mbi manekinin. Ajo ngre kokën. Kurora ndriçon: PRODUCENTE FILMI)
Errësirë.
(Nga libri në proces „Nuk është vonë të tregosh“)


