Mes emocioneve dhe lotëve, këngëtarja e famshme përfundon turneun dhe tërhiqet nga jeta publike

Këngëtarja e famshme, Ariana Grande, i ka dhënë fund turneut të saj “Eternal Sunshine” në Londër, në një mbrëmje të mbushur me emocione, ndërsa tërhiqet nga jeta publike.
Gjatë koncertit të së martës në mbrëmje, Grande u shfaq në disa momente gati duke qarë, veçanërisht gjatë interpretimit të këngës “One Last Time”, e cila mori një domethënie të veçantë pas sulmit terrorist në Manchester në vitin 2017 dhe u kthye në një prej këngëve simbol për të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave.
“Londër, do të kem nevojë që të më ndihmoni me këtë”, u shpreh Grande gjatë performancës, ndërsa u ul në gjunjë për t’iu afruar publikut.
Muajin e kaluar, Ariana Grande njoftoi se do të marrë një pushim nga angazhimet e ardhshme që e vendosin në qendër të vëmendjes publike. Vendimi erdhi pas muajsh spekulimesh dhe diskutimesh intensive në rrjetet sociale rreth shëndetit dhe pamjes së saj.
Tërheqja nga aktivitetet publike përfshin edhe largimin e saj nga produksioni teatror “Sunday in the Park with George”, vepër e Stephen Sondheim, që pritej të vihej në skenë në Barbican të Londrës verën e ardhshme.
Grande do të duhej të luante krah kolegut të saj nga filmi “Wicked”, Jonathan Bailey. Edhe Bailey njoftoi të martën se nuk do të jetë pjesë e produksionit.


