Meghan Markle e shqetësuar për Kate Middleton, tenton ta kontaktojë

Showbiz

Meghan Markle e shqetësuar për Kate Middleton, tenton ta

Spekulimet për “zhdukjen” e Princeshës së Uellsit, Kate Middleton kanë vërshuar në mediat e huaja prej ditësh.

Kate nuk ka bërë një paraqitje publike që nga 25 dhjetori, teksa në muajin janar të këtij viti ajo iu nënshtrua një operacioni të planifikuar abdominal. Megjithatë, zhdukja e saj nga syri i publikut ka ndikuar në ndezjen e shumë teorive konspirative.

Këto raportime si duket e kanë shqetësuar edhe Dukeshën e Sussexit, Meghan Markle, bashkëshorten e Princi Harry, e cila është duke tentuar të kontaktojë me Kate. Eksperti i familjes mbretërore, Tom Quinn, pretendoi së fundmi se Markle ka tentuar disa herë që të kontaktojë me kunatën e saj.

“Meghan ka tentuar disa herë të hyjë në kontakte me burime jo-direkte të Pallatit Kensington. Për të ndrequr raportet pjesërisht dhe gjithashtu është vërtet e shqetësuar për shëndetin e Kate-it”, u shpreh Quinn.

ME TE LEXUARAT