“Me hyrje të REJA dhe shumë të PAPRITURA...”- Çfarë pritet të ndodhë sonte në “Big Brother VIP 5”?

Spektakli i madh i “Big Brother VIP 5” pritet që të jetë plot surpriza mbrëmjen e sotme. Në promon e publikuar në faqen zyrtare të reality show-t në “Instagram”, bëhet e ditur se do të diskutohet në lidhje me raportin e Selin dhe Gimbos.
Gjithashtu edhe raporti i Brikenës me Mateon dhe si ka ndikuar ‘nominimi’ i banores në marrëdhënien e tyre.
Por jo vetëm kaq, pas Luiz Ejlli do të marrë një surprizë emocionuese. Kujtojmë se fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” hyri të shtunën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke u lënë banorëve të kuptojnë se ai është zyrtarisht një konkurrent.
View this post on Instagram
Madje të gjithë mendojnë se ai është me të vërtetë një banor i vetëm me Artanin.
Gjithashtu ka patur edhe banorë që mendojnë se ai do të qëndrojë për pak ditë dhe më pas do të largohet.


