Lind vajza e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, moderatorja zbulon emrin e veçantë, FOTO

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë prindër për herë të parë. Çifti kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre, emrin e së cilën e kanë zbuluar.
Prezantuesja ka sjellë në jetë vajzën e tyre pak orë më parë. Kiara Tito dhe vogëlushja janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar vetë çifti në një postim në Instagram, ku duket dora e të dyve që mbajnë gishtat e vogëlushes.
“Luna Mari Ejlli. 30.04.2024”, shkruajnë ata, duke zbuluar kështu emrin e veçantë të saj.

Luizi dhe Kiara u lidhën në Big Brother Albania VIP dhe vijuan bashkëjetesën edhe pasi dolën nga spektakli duke krijuar tashmë familjen e tyre.
Së fundi, çifti ka njoftuar se do të vendosen në shtepinë e re në kryeqytet./lajmifundit.al


