Rama ngjitet në 1700 m lartësi në Theth, batuta me Spiropalin: Mamica e quan “ballkoni i perëndisë”

Politikë

Rama ngjitet në 1700 m lartësi në Theth, batuta me Spiropalin:

Kryeministri Edi Rama është ngjitur në destinacionin turistik të Thethit për të diskutuar për turizmin shoqëruar nga ministrja Elisa Spiropali dhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.

Kreu i qeverisë ka publikuar një video teksa shkëmben batuta me ministren Spiropali dhe kryebashkiakun Beci.

“Përshëndetje nga Buni i Bajraktarit, siç thotë Mamica ‘ballkoni i Perëndisë’”, shprehet Rama, i cili më pas kalon kameran nga ministrja.

“Përshëndetje”, thotë Elisa Spiropali.

“Ja ku e kam këtu edhe Vrana Kontin”, thotë sërish kryeministri.

“1700 m lart jemi këtu”, shprehet Benet Beci.

ME TE LEXUARAT