“Gruaja e jetës sime”- Urimi romantik i Ronaldos për ditëlindjen e Georginës
Lajmifundit
/
27 Janar 2026, 14:02
Showbiz

Futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo, ka shprehur dashurinë e tij për bashkëshorten Georgina Rodriguez, duke e uruar për ditëlindje në mënyrën më të ngrohtë dhe romantike.
Ylli i futbollit ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një foto të bukur të çiftit, ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen gruas së jetës sime! ❤️”.

Ky mesazh ka emocionuar ndjekësit e tij, të cilët kanë shpërthyer me pëlqime dhe komente pozitive, duke i uruar Georginës gjithashtu një ditëlindje të mrekullueshme.