FOTO/ Në krahët e Eduartit, Arbana Osmani reagon për herë të parë pas situatës me Olën: Merr vëmendje ky shkrim

Pas ditëve të mbushura me debat dhe vëmendje mediatike nga “Ferma VIP”, Arbana Osmani ka ndarë një moment më personal në rrjetet sociale, duke uruar partnerin e saj, Eduart Grishaj, për ditëlindje.
Moderatorja publikoi në Instagram disa foto familjare dhe romantike me regjisorin, ndërsa mesazhi që shoqëronte postimin tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
“Gëzuar ditëlindjen qetësia ime pas çdo stuhie. Të duam pafund ❤️”, shkroi Arbana krahas një fotografie ku shfaqen të përqafuar pranë një liqeni.
Ndjekësit e kanë interpretuar fjalën “stuhi” si një referencë ndaj situatave të fundit dhe debateve që kanë shoqëruar formatin “Ferma VIP”.
Postimi i saj erdhi vetëm pak orë pasi Eduart Grishaj reagoi publikisht për zhvillimet e fundit në spektakël, ku ai sqaroi përzgjedhjen e Olës dhe mbrojti publikisht Arbanën.



