Jet ski përplaset me një balenë gri në Vankuver, plagoset drejtuesi

Bota

Jet ski përplaset me një balenë gri në Vankuver, plagoset


Një incident i pazakontë është regjistruar në Vankuver të Kanadasë, ku një jet ski u përplas me një balenë gri pranë zonës Siwash Rock në Stanley Park, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit.

Ngjarja u filmua nga persona që po ndiqnin balenën nga bregu, pasi kafsha ishte parë prej disa ditësh në zonë dhe kishte tërhequr vëmendjen e banorëve dhe turistëve.

Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i jet ski-t po lëvizte me shpejtësi të lartë pranë bregut dhe mes mjeteve të tjera lundruese, kur balena doli papritur në sipërfaqe dhe ndodhi përplasja.

Pas goditjes, drejtuesi ra në ujë dhe u ndihmua fillimisht nga ekuipazhi i një varke me vela, përpara se të transportohej në spital.

Autoritetet kanadeze kanë bërë të ditur se i plagosuri ndodhet në gjendje serioze, por të stabilizuar.

Ndërkohë, ende nuk dihet gjendja e balenës.

Ministria Kanadeze e Peshkimit dhe Oqeaneve ka nisur hetimet për rastin, ndërsa ekspertët e jetës detare kanë theksuar se incidenti mund të ishte shmangur, duke kujtuar se mjetet lundruese duhet të mbajnë të paktën 100 metra distancë nga balenat gri.

 

ME TE LEXUARAT