Fedez bëhet baba për herë të tretë, reperi italian ndan fotot e para me foshnjën

Showbiz

Fedez bëhet baba për herë të tretë, reperi italian ndan

Reperi italian Fedez ka përjetuar një moment të veçantë në jetën e tij, pasi është bërë baba për herë të tretë.

Partnerja e tij, Julia Honegger, ka sjellë në jetë fëmijën e tyre, ndërsa lajmin e gëzuar e ka bërë publik vetë artisti përmes rrjeteve sociale.

Fedez ndau të shtunën, më 18 korrik, disa fotografi në llogarinë e tij në Instagram nga materniteti, ku shfaqet duke mbajtur në krahë foshnjën e porsalindur dhe pranë partneres së tij.

Fedez bëhet baba për herë të tretë, reperi italian ndan

Në përshkrimin e postimit, reperi shkroi shkurt: “Shumë gëzim”, duke shprehur emocionet për ardhjen në jetë të fëmijës së tij të tretë.

Fotot e publikuara tregojnë momente intime nga materniteti, ku Fedez shfaqet duke përqafuar foshnjën dhe Julia Honegger, ndërsa në disa prej pamjeve shihen edhe vizatime fëmijësh.

Lajmi për shtatzëninë e partneres 23-vjeçare të reperit u bë publik në prill, kur çifti konfirmoi pritjen e ëmbël përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale. Në pamje, ata shfaqeshin duke ecur dorë për dore, ndërsa Honegger tregonte barkun e rrumbullakosur.

Fedez bëhet baba për herë të tretë, reperi italian ndan

Fedez, emri i vërtetë i të cilit është Federico Leonardo Lucia, ka edhe dy fëmijë të tjerë nga martesa e tij me influenceren Chiara Ferragni, marrëdhënie e cila përfundoi në vitin 2024.

Tashmë reperi italian është bërë baba për herë të tretë, duke nisur një kapitull të ri familjar me partneren e tij aktuale.

ME TE LEXUARAT