Dua Lipa feston ditëlindjen, babai i saj ndan fotot nga fëmijëria me dedikimin emocionues

Showbiz

Dua Lipa feston ditëlindjen, babai i saj ndan fotot nga fëmijëria

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, feston sot 31-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, babai i saj, Dukagjin Lipa, ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi të këngëtares nga fëmijëria, të shoqëruara me një dedikim të veçantë dhe emocionues. Dukagjin Lipa i ka uruar vajzës së tij shëndet, siguri dhe lumturi, duke e shoqëruar mesazhin me fjalë të ndjera për dashurinë dhe krenarinë që ndjen për të.

“Gëzuar ditëlindjen, Dua   Të dua shumë dhe jam jashtëzakonisht krenar për ty. Uroj që dora e Zotit të jetë mes teje dhe çdo të keqeje. Uroj që dashuria që ti u jep të gjithëve ne të jetë mburoja që të mban të sigurt dhe të lumtur. Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime  . ”, shkruan ai në urimin e tij.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa)

Ndërkohë, Dua Lipa ka nisur festimet për ditëlindjen e saj duke ndarë me ndjekësit disa fotografi nga pushimet. Në postimin e fundit, ajo shfaqet me një fustan të zi, ndërsa shkruan me humor se është e fiksuar pas ditëlindjeve.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da DUA LIPA (@dualipa)

Ndërkohë, Dua Lipa ka kaluar një periudhë të rëndësishme edhe në jetën personale, pasi u martua Callum Turner. Çifti, i cili e bëri publike lidhjen në vitin 2024, u martua në një ceremoni private, duke kurorëzuar kështu historinë e tyre të dashurisë.

ME TE LEXUARAT