“Deklarata është e rreme” – Kompania e Andy Byron reagon pas videos ku CEO përqafohet me kolegen në koncertin e Coldplay

Showbiz

“Deklarata është e rreme” – Kompania e Andy Byron

Pas zhurmës së madhe që shkaktoi një video virale ku CEO i njohur Andy Byron u kap “mat” duke përqafuar shefen e Burimeve Njerëzore Kristin Cabot gjatë koncertit të Coldplay në Massachusetts, ka reaguar zyrtarisht kompania e tij.

Sipas njoftimit, një deklaratë që u shpërnda në rrjete sociale, duke pretenduar se ishte shpjegimi i Andy Byron për situatën, është e rreme dhe nuk është lëshuar nga ai apo kompania. “Asnjë qëndrim zyrtar nuk është dhënë ende nga z. Byron,” thuhet mes të tjerash në reagim.

Ngjarja u bë publike pasi kamerat e koncertit fokusuan çiftin, duke e shfaqur përqafimin e tyre në ekranin gjigand. Sapo e kuptuan që ishin në vëmendje, të dy u larguan me shpejtësi nga njëri-tjetri, gjë që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.

Chris Martin, vokalisti i Coldplay, ironizoi skenën në kohë reale duke thënë me humor:
“Shikoni këta të dy. Ose kanë një lidhje jashtëmartesore, ose janë thjesht shumë të turpshëm.”
Një koment që, sipas shumë ndjekësve në rrjet, “goditi në shenjë”.

Për momentin, as Andy Byron, as Kristin Cabot nuk kanë dhënë një prononcim personal për çështjen që ka ndezur komentet online.

ME TE LEXUARAT