Ekspertët paralajmërojnë: Edhe vape pa nikotinë dëmton fetusin gjatë shtatzanisë

Një studim i ri ka zbuluar se përdorimi i cigareve elektronike gjatë shtatzënisë, edhe pa nikotinë, mund të ndikojë seriozisht në zhvillimin e fetusit.
Sipas studiuesve në Universitetin Shtetëror të Ohajos, ekspozimi ndaj avujve të vape-ve tek minjtë shtatzënë çoi në deformime në kafkën dhe tiparet e fytyrës së pasardhësve. Fëmijët lindën me peshë më të ulët dhe me tipare më të ngushta, duke ngritur alarmin për rreziqet e padukshme që mbart kjo pajisje gjithnjë e më popullore.
“Edhe kur nuk ka nikotinë, substancat që krijojnë avullin dhe ndjesinë e goditjes në fyt ndikojnë në zhvillimin e hershëm të kokës,” deklaroi James Cray, autori kryesor i studimit. “Kjo është veçanërisht shqetësuese, sepse shumë gra e përdorin vape-n pa e ditur se janë shtatzëna.”
Studimi, i publikuar në revistën shkencore PLOS One, shton presionin mbi nevojën për më shumë kërkime dhe rregullim të produkteve që deri tani janë perceptuar si më “të sigurta” se cigarja klasike. Mesazhi është i qartë: Vape nuk është i padëmshëm – sidomos për nënat dhe fëmijët e tyre të ardhshëm.


