A ishin të ftuar Brikena dhe Mateo në festën e ditëlindjes? Greta sqaron pse mungoi DJ Gimbo

Showbiz

A ishin të ftuar Brikena dhe Mateo në festën e ditëlindjes?

Pak ditë më parë, Greta Kazazi festoi 25 vjetorin e lindjes. Ish-banorja e “Big Brother VIP 5” organizoi një festë të madhe me rastin e ditës së saj së veçantë.

Nga postimet në rrjetet sociale, u vu re se ajo kishte ftuar edhe disa ish-banorë, me të cilët ka patur rrugëtimin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E ftuar mbrëmë në emisionin “Top Arena”, ajo tregoi disa detaje nga kjo festë. Brikena e pyeti në lidhje me disa personazhe të njohur që nuk ishin të pranishëm te ditëlindja e saj.

Greta u shpreh se DJ Gimbo nuk ka qenë për shkak të angazhimeve në punë. Madje ajo shtoi se edhe Brikena dhe Mateo Borri kanë qenë të ftuar, por për arsye punë nuk ishin aty të festonin me të.

Pjesë nga intervista:

Brikena: Kemi vënë re se Gimbo nuk ka qenë aty, a të ka bërë ndonjë mesazh? Cila është arsyeja pse nuk ka qenë?

Greta: Gimbo ishte në punë, ashtu si ti dhe Mateo e Manushi se ishit në punë. Normalisht angazhimet e punës, ne tani e kemi fluksin.

Brikena: Një gjë tjetër që kemi vënë re është se nuk ka qenë as Arbër Hajdari. Monikën e kishte ftuar, po Arbrin?

Greta: Patjetër. Atëherë, t’a specifikoj, në ditëlindjen time kanë qenë të gjithë të ftuar, pa përjashtim. Edhe Arbri por ka patur punë.

ME TE LEXUARAT