“8 vite me atë që mbaj kanë qenë llahtar”, Moza flet për partnerin: Ka klinikë që e trajton, por është çështje lekësh

Showbiz

“8 vite me atë që mbaj kanë qenë llahtar”, Moza

Poetja Mimoza Ahmeti vijon të tërheqë vëmendjen e publikut me karakterin e saj, që nga dita e parë e pjesëmarrjes në Ferma VIP.

Ajo ka folur shpesh për partnerin e saj, Leo, i cili sipas saj përballet me një problem shëndetësor.

Së fundmi, gjatë një bisede me Zhaku dhe Kostana, Mimoza e riktheu sërish në vëmendje këtë çështje.

Ajo rrëfeu sakrificat që ka bërë gjatë këtyre viteve, ndërsa tregoi se ekzistojnë klinika në Europë ku partneri i saj mund të trajtohet, por gjithçka mbetet çështje financiare.

Kam punuar shumë. Sakrifica me këtë njeri që kam në krah prej 8 vitesh ka qenë e jashtëzakonshme. Më kanë thënë se ka klinika jashtë vendit që mund ta ndihmojnë. Në Europë ka mundësi trajtimi, por është çështje lekësh. Jam e gëzuar. Pastaj të shohim kur të shërohet nëse do të jetë i njëjti”, u shpreh ajo.

Më tej, poetja tregoi edhe një bisedë personale me partnerin e saj lidhur me blerjen e një shtëpie.

I thashë një herë: nëse shes ndonjë pikturë të shtrenjtë, se ndonjëherë ndodhin gjëra të mira, të blejmë një shtëpi të vogël. Ai më tha: ‘Pse do ta komplikosh këtë gjë?’ Kur e pyeta pse, më tha: ‘Po ku e di ti kush jam unë, ndoshta kam një shtëpi timen’”, rrëfeu Mimoza Ahmeti.

ME TE LEXUARAT