Revolta e 121/ Me flakadanë në duar, qytetarët marshim-protestë në rrugët e Tiranës, jehon thirrja: Arrestoni Ramën

Pas përfundimit të fjalimeve te Kryeministria, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës.
Më thirrjet “Ju erdhi fundi”, Arrestoni Ramën, “Revolucion”, dhe flakadanë në duar qytetarët marshojnë në akset kryesore.
Protestuesit kanë bërë të ditur se dorëheqja e kryeministrit Edi Ramës është një kërkesë e panegociueshme.
Protesta ka bërë bashkë sërish qytetarë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, mes tyre fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë dhe aktivistë, të cilët i janë bashkuar qëndresës qytetare.
Tubimi shënon ditën e 121-të të protestave, ndërsa qytetarët vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë përmes pankartave, sloganeve dhe marshimit në kryeqytet.


