“S`pranojnë as negociata, me tangërllik”, Rama për protestuesit nga Elbasani: Injorantë e delirantë!!!

Kryeministri Edi Rama nuk është kursyer nga protestuesve ndaj projektit te Zvernecit, duke i cilësuar si delirantë.
“Ca delirantë e sharlatanë që medek shkojnë për të mbrojtur mjedisin e flasin për të huaj që duhet t’i përzëmë nga Shqipëria e flasin për pronat e shtetit që nuk e di se çfarë duhet bërë. Pikërisht në këto momente, kur kombi shqiptar është përballe realizimit të një momenti historik, këto janë axhenda dhe lëvizje e marrëzi që shkojnë në drejtim të gabuar.
Nuk diskutoj kanë të drejtë apo jo ata që duan të mos ndërtohet, por nëse je i shqetësuar për flamingo, për natyrë, apo për se si një zhvillim të mos e dëmtojë natyrën je i pari që je i interesuar për faktet dhenë jo për gënjeshtra.
Dhe jo të bësh tangërllik, ne nuk negociojmë. Duam dorëheqje. Dorëheqje nga çfarë? Nga misioni i PS për të anëtarësuar Shqipërinë në BE, kush do përfaqësojë Shqipërinë atje”, tha ai.
“Ule atë parullën, ule...”, Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat...

Kryeministri Edi rama mori pjesë në organizimin e 35-vjetorit të PS-së në Elbasan.
Menjëherë në nisje të fjalimit të tij, Rama iu drejtua një personi, i cili mbante në dorë një parullë kundër projektit në Zvërnec.
“Ule atë, ule. Bravo! Thashë ta ulni atë parullën, meqë shkruanit: Çfarë ka Vlora, ta bëjmë dhe ne fora’.
Vlora, duke filluar nga ata që janë pjesë e atij zhvillimi, janë të gjithë për atë zhvillim.
Mos i ngatërroni këto gjëra”, u shpreh Rama.


