Pensionisti i bashkohet protestës për Zvernecin: 140 hajdutët rritën rrogat tyre! Të dorëhiqen

Protestës së sotme në Tiranë, i janë bashkuar një numër i lartë qytetarëve të moshave të ndryshme.
Një pensionist qe mori fjalën, kërkoi dorëheqjen, duke akuzuar qeverinë se nuk ka punuar për pensionistët.

“140 hajdutët që rritën rrogat e tyre dhe i lanë pensionistët. Të 140 ata duhet të japin dorëheqjen. Të ndryshojë Kodi Zgjedhor dhe të mos mbeten të përjetshëm.
Të hiqet vendimi i turpshëm, këshillohet gjyqtari me 4 muret…Rama nuk është më kryeministër, ne këtu e kemi shkarkuar, të shkojë prona te i zoti. Jam 100 % dakord që Rama në burg dhe Berisha në burg”, tha ai.

"Shqiperi e re", eshte nje nga pankartat kryesore me te cilen po protestojne qytetaret e mbledhur diten e sotme ne bulevardin "Deshmoret e Kombit".
Kjo eshte dita e tete e protestes ndersa qytetaret po mblidhen para kryeministrise me flamujt kombetare ne duar.Nje tjeter thirrje eshte: Rama ne burg, Berisha ne Burg, Shqiperi e re!
Nis dita e tetë e protestës në Tiranë, me moton "Shqipëri e re", Rama sfidon nga Elbasani

Qytetarët kanë nisur të grumbullohen në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet për të vijuar me tubimin drejt kryeministrise kunder projektit te investimit privat ne Zvernec.
Me pankartat në duar dhe flamujt kuq e zi, ata po përgatiten për të nisur protestën në orën 18:00, e cila si zakonisht fillon me një marshim nga sheshi qendror duke shkuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe ndalesës para kryeministrisë.
Nderkohe Edi Rama po i sfidon protestat edhe diten e sotme.
Nga Elbasani ku u mbajt nje event i PS, Rama theksoi se Shqiperia nuk duhet te lejoje ikjen e nje mundesie si projekti i Zvernecit.

"Ai eshte investimi me i madh ne Europe ne sektorin e turizmit, plot 4 miliard euro", tha Rama.
Ai theksoi se protesta eshte nje marrezi ne drejtimin e gabuar te historise.
VIJON....