“Udhëheqës, a mund të rrini në radhë”, Braçe kritikon zyrtarin shtetëror në Tiranë: Edhe policia që e shoqëron…

Socialisti Erion Braçe ka ndarë një video nga trafiku në Tiranë, ku një zyrtar shtetëror nuk respekton radhën, por kalon me ndihmën e policisë.
Në reagimin në rrjetet sociale, Braçe shkruan se “hyrja brutale në mes të radhës është e paligjshme”. Ai shton se “është irrituese që këtë e garanton policia”.
“TIRANA E MADHE
ZOTERINJ UDHEHEQESA A MUND TE RRINI NE RRADHE?
E KENI PROBLEM TE PRISNI SI TE GJITHE?
Shtetas tuajet jane keta qe presin ne rradhen e trafikut e sipas kushtetues e ligjit jeni te barabarte me ta!
Kjo hyrja brutale ne mes te rradhes, ne nje rruge me dy korsi, duke shtyre ne cepa e ne nje ane jashte saj popullin, eshte e padenje, arrogante dhe irrituese;
E PALIGJSHME DOEMOS!
Dhe nuk fitoni gje me shume se 8-10 minuta, nderkohe qe ne zyre po shkoni; dilni 8-10 minuta me heret dhe mberrini ne kohe; POR ME NJE NDRYSHIM: DUKE RESPEKTUAR NJEREZIT, TAMAM SHTETASIT TUAJ!
Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA;
U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje.
Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!
Ja kaq!” – thuhet në reagimin e Braçes.


