Mesazhi i Erdogan në Samitin e NATO-s: Evropa të mos ndërmarrë hapa që dobësojnë Aleancën

Bota

Mesazhi i Erdogan në Samitin e NATO-s: Evropa të mos

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje aleatëve evropianë të shmangin çdo veprim që mund të dobësojë unitetin e NATO-s dhe marrëdhëniet transatlantike.

Në fjalën hapëse të punimeve të Samitit të NATO-s, Erdogan theksoi se, tani që vendet evropiane kanë nisur të marrin më shumë përgjegjësi brenda aleancës, është thelbësore të ruhet integriteti i NATO-s.

“Tani që aleatët evropianë kanë filluar procesin e marrjes së më shumë përgjegjësive brenda NATO-s, është e nevojshme të mos ndërmerren veprime që dobësojnë integritetin e aleancës dhe marrëdhëniet transatlantike”, deklaroi ai.

Presidenti turk iu drejtua veçanërisht vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, duke theksuar se përpjekjet e BE-së në fushën e sigurisë duhet të jenë në koordinim me NATO-n dhe jo të krijojnë struktura paralele.

“Dëshiroj t’u drejtohem veçanërisht aleatëve tanë që janë anëtarë të Bashkimit Evropian. Përfitimi maksimal nga përpjekjet e BE-së në fushën e sigurisë mund të arrihet vetëm duke shmangur dublikimet e panevojshme me NATO-n dhe pa përjashtuar aleatët që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian”, u shpreh Erdogan.

ME TE LEXUARAT