Taulant Balla takohet me të rinjtë në Vorë: Shumica e shqiptarëve e mbështesin projektin në Vlorë!

Drejtuesi Politik i PS në qarkun e Tiranës, Taulant Balla zhvilloi një takim me të rinjtë në Vorë, ku diskutoi për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në zgjedhje dhe rolin e investimeve të huaja në zhvillimin e vendit.
"Në demokraci, zgjedhjet janë mënyra e dëgjimit të njerëzve", u shpreh ai.
Pavarësisht protestave prej 3 javësh, Balla tha se mbështetja për projektin në Zvërnec është e gjerë brenda e jashtë vendit.
Ajo që më vjen mirë të konstatoj është që shumica e qytetarëve shqiptarë, qoftë në Shqipëri, qoftë në diasporë, e mbështesin projektin në Vlorë. Gjëja më e bukur është që shumica e vlonjatëve e mbështesin", tha Balla.


