Shuma e majme/ Pesë deputete të PS fitojnë rrogat e hequra nga Topalli 11 vite më parë

Politikë

Shuma e majme/ Pesë deputete të PS fitojnë rrogat e hequra nga

Kuvendi i Republikës detyrohet të paguajë plot 7.8 milionë lekë për pesë ish-deputete të Partisë Socialiste të legjislaturës 2009-2013, katër prej të cilave vijojnë të jenë në parlament.

Detyrimi lind për shkak të një vendimi të Gjykatës së Apelit Administrativ, që konfirmoi vendimin e Shkallës së Parë të 28 dhjetorit 2018 për kompensimin e pagës së disa muajve të 11 viteve më parë të pesë grave socialiste.


Referuar vendimit të Apelit, paditësja Mimi Kodheli përfiton 1.4 milion lekë, ndërsa katër koleget e saj, Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni, Enkelejda Shkreli dhe Ermolela Felaj nga 1.6 milionë lekë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Paditëset në këtë proces fituan pagat dhe dietat e mohuara nga kryeparlamentarja e kohës, Jozefina Topalli, gjatë periudhës shtator 2009- maj 2010, kur opozita socialiste braktisi kuvendin dhe u kthye pak ditë para afatit të skadimit të mandatit.  Në të njëjtën kohë kur u përfshi në grevën e urisë në bulevard me parullën “hap kutite”.  

Vendimi i Apelit është i formës së prerë dhe ndonëse mund të kundërshtohet në Gjykatën e Lartë nga ana e Kuvendit, ndërkohë që pesë deputetet mund të investohen përmes zyrave të përmbarimit për të marrë shumat e fituara me gjyq.

ME TE LEXUARAT