“Skandal tek provimi i Magjistraturës”, debate mes Bardhit e Gogut: Në perëndim i merrni me libër shpie

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka kërkuar të thërritet drejtori i Shkollës së Magjistraturës për të dhënë shpjegime në lidhje me atë çfarë ka ndodhur me listën e fituesve.
Bardhi deklaroi se kjo është hera e parë që procesi vishet me hije skandali, pasi lista e fituesve është shtuar 3 herë.
Bardhi: Ne nuk mmund të bëjmë sikur nuk e kemi parë ate që ka ndodh në konkursin e Shkollës së Magjistraturës. Kemi parë në media, që lista e fituesve është shtuar 3 herë. Ne si komision do duhet të therasim në pyetje Drejtorin s Shkollës së Magjistraturës.
Nëpermjet këtij Komisioni të informohet edhe opinioni publik. Te kuptohet se cfare ka ndodh me Shkollen e Magjistratures. Eshte hera e pare qe ky proces vishet me hije skandali. Nga 70 fitues që u zgjuan në mëngjes, shkoi ne 140 në darkë“, tha Bardhi.
Ndreca: Nëse ne e thërrasim, zonja kretare, a ka mundësi as etikë minimale nuk ka, edhe nuk ka durim të dëgjohet deri në fund një fjali, nëse e bëjmë këtë gjë jemi duke shkelur Kushtetutën. S’mund të dalim në konkluzione për këtë gjë.


