“I kemi bërë detyrat e shtëpisë”/ Rruga drejt BE, Rama: Shqipëria gati për fazën e mbylljes së kapitujve!

Politikë

“I kemi bërë detyrat e shtëpisë”/ Rruga drejt

Në mbyllje të javës, Kryeministri Edi Rama bëri një bilanc të zhvillimeve kryesore të ditëve të fundit, duke u ndalur te rrugëtimi europian i Shqipërisë, forcimi i shtetit të së drejtës dhe modernizimi i mëtejshëm i qeverisjes.

Përmes një mesazhi publik, Rama i cilësoi këto zhvillime si pjesë të një procesi të pandalshëm reformash që, sipas tij, po e afrojnë vendin gjithnjë e më shumë drejt objektivit historik të anëtarësimit në Bashkin Europian.

Dje, më 9 maj, në Ditën e Europës, Shqipëria u gjend më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Për herë të parë pas shumë dekadash, rruga drejt BE-së nuk duket më si një horizont i largët, por si një majë e arritshme në kohën që kemi në dispozicion”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se negociatat me Bashkimin Europian kanë avancuar me ritëm të shpejtë dhe se kapitujt janë hapur në kohë rekord. Ai shtoi se aktualisht Komisioni Europian dhe vendet anëtare po diskutojnë raportin që, sipas tij, vlerëson se Shqipëria ka përmbushur detyrimet dhe është gati të kalojë në fazën e mbylljes së kapitujve.

"Negociatat kanë avancuar me ritëm, kapitujt janë hapur në kohë rekord, marrëdhënia me Bashkimin Europian ndërtohet ditë pas dite me rezultate konkrete dhe tani  Komisioni Europian dhe vendet anëtare përmes ambasadorëve të tyre janë në një fazë kyçe të procesit ku diskutojnë raportin e Komisionit, i cili nënvizon se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë dhe është e gatshme të hyjë në fazën e mbylljes së kapitujve duke kaluar përmes piketave të ndërmjetme dhe e gjitha kjo nuk ka ardhur rastësisht ka ardhur me punë, ka ardhur me rezultate, ka ardhur nga një proces transformues që vazhdon në çdo sektor.

Reforma në drejtësi, transformimi i administratës, digjitalizimi i shërbimeve, modernizimi i ekonomisë, investimet dhe transformimet në energji, infrastrukturë, standarde të reja në sektorët strategjik nuk janë pjesë të shkëputura dhe asnjë listë fjalësh pas të cilave ka pak përmbajtje, por janë hallkat e një zinxhiri gjithnjë e më solid të ndërtimit të shtetit europian të shqiptarëve.

Prandaj 9 maji nuk është për ne vetëm festa e Europës, por është edhe momenti kur marrim frymë me një ndjenjë legjitime krenarie dhe ecim përpara për të arritur majën që tanimë është e arritshme më thjeshtë dhe vetëm angazhim, angazhim, angazhim dhe vullnet, vullnet, vullnet”, theksoi kryeministri Edi Rama.

ME TE LEXUARAT