'Rama u dha prona narkotrafikantëve", ja emrat që nxori në publik Sali Berisha

Nga arresti i shtepise Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama per abuzim me pronat publike te cilat sipas Berishes, u jane dhene narkotrafikanteve dhe njerezve te afert me qeverine.
Berisha: Ti Edi Rama me firmën tënde, u ke dhënë narkotrafikantëve Gjoka e kompani, 6 milionë metër katrorë tokë publike dhe private, flitesh se je të paktën 30% pronar
Ja sepse me larot e tij të organizatës kriminale skapi i partisë dhe gjykatës të korruptuar, pa dinjitet, delikuent ka urdhëruar mbajtjen në arrest shtëpie të kundërshtarit politik.
Mbajtjen në arrest shtëpie të Jamarbër Malltezit që ka marrë me të gjitha procedurat ligjore 410 metër tokë të paraardhësve të tij, të pushkatuar nga regjimi komunist.
Kurse ti Edi Rama nga kjo tokë për Bolinën tënd, me 4 vendime me firmën tënde, ke grabitur 1500 metër katror.
Ti Edi Rama me firmën tënde, u ke dhënë investitorëve, narkotrafikantëve Gjoka e kompani, jo 1 mijë, jo 100 mijë, jo 1 milionë, por 6 milionë metër katrorë tokë publike dhe private.
Flitesh gjerësisht se je të paktën 30% pronar.
Hajde pra njëherë, hajde dhe shtrohemi, mos përdor laro Dumanër dhe surretër të tjerë, mos përdor Gjoka e kompani, dil në shesh të burrave, dil në dritën e diellit të të shohin se çfarë kalbësire je.
Miqtë e mi!
Kjo betejë nuk ndalet gjer në krijimin e qeverisë teknike, gjer në fitoren e Partisë Demokratike.
Çdo ditë që kalon, fitorja bëhet më e afërt, çdo ditë që kalon tmerri i Edi Ramës bëhet më i madh.
Edi Rama nuk ka të ardhme.
Fitore, fitore, fitore.


