Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina

Politikë

Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin

Pas protestës së një dite më parë, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka ironizuar protestuesit lidhur me praninë e tyre në zonën ku ndodhen flamingot.

Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë i akuzon ata për ndotje të mjedisit dhe lëvizje me automjete në afërsi të habitatit të shpendëve.

"MIRËMËNGJES ????

Dhe me një lutje të përulur revolucionarëve, që kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre, se do të kujtojnë të shkretët zogj se ka filluar ndërtimi i parkimit aty dhe do të marrin arratinë, siç e kishin marrë përpara moratoriumit 10-vjeçar të gjuetisë.

T’i lënë rrotat te rruga automobilistike dhe të ecin si flamingot deri te buza e detit, pa u trembur nga papastërtitë, por mundësisht pa i shtuar ato, si dje, kur kishin lënë pas kanoçet e birrës.

Ju uroj të gjithëve një të diel të qetë", shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT