Zgjedhjet në Kosovë, votuesja serbe shfaqet me vellon e nusërisë në qendrën e votimit

Kosovë&Rajon

Zgjedhjet në Kosovë, votuesja serbe shfaqet me vellon e

Një skenë e pazakontë është vënë re gjatë procesit zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, ku një grua me origjinë serbe është paraqitur për të votuar me duvak në kokë.

Ngjarja është regjistruar në qendrën e votimit “Sveti Sava”, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e qytetarëve dhe mediave vendase.

Pamjet e votueses, e cila ushtroi të drejtën e saj të votës e veshur me vellon tradicionale të nuses, janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe portalet informative, duke u kthyer në një nga momentet më të veçanta të orëve të para të zgjedhjeve.

ME TE LEXUARAT