Rama inspekton “Lungomare 3” në Vlorë, “u tërheq veshin” inxhinierëve: Futi një rozë, ashtu duket...

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme punimet në Lungomare 3, që do të lidhi përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin.
Ky pojekti parashikon dy segmente pedonale e rikualifikim të godinave, ku do të përfshihet 10.7 kilometra aks turistik.
Gjatë takimit, kreu i qeverisë u ka dhënë udhëzime inxhinierëve në lidhje me projektin.
“Këtyre parmakëve në fund fare futi një ngjyrë të fortë, një rozë të fortë që të duken, të ikin nga kjo, ose një bojëqielli të fortë që të duken si lodra, e ashtu duke si tmerr.
Siç bëjnë mobiliet e vjetra që i lyejnë me ngjyra të e reja, të forta. Një rozë të fortë, violet, ose bojëqielli të fortë, bëhet si vepër arti. Edhe ato muret andej, do të hiqen”, shprehet Rama.
Ndërsa kreu i qeverisë ka shkëmbyer batuta edhe me disa banorë që ndodheshin në bregdetin e Vlorës.
“O gjigand hajde provoje, je si djalë i ri, hajde provoje”, i drejtohet një nga plazhistët.
“I kemi ndarë punët, po të futem edhe unë me ju atje, s’ka kush bën këtë këtu”, i përgjigjet kryeministri.


