Ç'po ndodh? Vendoset lëndë plasëse në portën e një banese në Kamëz, zbulohet emri i pronarit
Lajmifundit
/
12 Shtator 2026, 09:38
Aktualitet

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Bathores, në Kamëz, ku një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse është vendosur në portën e një banese.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:35, në rrugën “Rozafa”, ndërsa banesa është në pronësi të shtetasit Mariglen Lala, rreth 36 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.


