“Rama dhe Balluku vjedhin shqiptarët”- Berisha: Qeveria nuk ka më legjitimitet, 83 mandatet e krimit për të mbrojtur aferat

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama dhe Belinda Ballukun si hajdutët më të mëdhenj të Shqipërisë.
Në komunikim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se Rama dhe Balluku përdoren 83 mandatet për të mbrojtur aferat e mëdha të krimit.
Sipas tij një qeveri që mbron krimin e ka humbur legjitimitetin dhe duhet të largohet.
“Kjo qeveri si asnjë qeveri tjetër ne Evropë dhe Botë faktoi se jo vetëm vjedh shqiptarët, por hajdutët e saj Rama dhe Balluku janë mbi cdo ligj në këtë vend.
Ndaj dhe përdorën 83 mandatet e krimit për të mbrojtur aferat e mëdha të krimit. Një qeveri që mbron krimin humbet legjitimimin e saj. Ajo përfaqëson krimin dhe meriton të largohet sa më parë nga pushteti”, tha ndër të tjera Sali Berisha.


