FOTO/ Topi i ‘Dorës së Zotit’ të Diego Maradonës del në ankand, shifra stratosferike

Sport

FOTO/ Topi i ‘Dorës së Zotit’ të Diego Maradonës

Topi i “dorës së zotit” del në ankand duke nisur nga një çmim marramendës. Goli legjendar dhe shumë polemizues i të madhit Diego Armando Maradona, shënuar ndaj Anglisë në çerekfinalen e Kupës së Botës së vitit 1986 do të shitet në një ankad që do të zhvillohet nga data 21 deri ne 23 gusht.

Çdokush mund të bëjë oferta për topin e një prej golave më të çmuar dhe më të diskutuar në historine e futbollit modern. I vetmi kusht për të marrë pjesë në këtë ankand të veçantë që do të zhvillohet në Teksas të SHBA është se çmimi do të nisë nga nja tavan prej 2.5 milionë dollarë.

Megjithatë, parashikimet e vendosin standardin shumë më të lartë: mendohet se vlera e topit me të cilin Maradona shënoi me dorë kundër Anglisë mund të arrijë vlerën në 9 ose edhe 10 milionë dollarë. Pak kohë më parë bluza e veshur nga Pibe de Oro në atë ndeshje u shit për 9.3 milionë dollarë.

Diego Aramando Maradona shënoi dy herë në suksesin e madh 2 me 1 të Argjentinës kundër Anglisë në çerekfinalet e botërorit të Meksikës në 1986, botëror të cilin “Albicelestet” do ta fitonin më pas.

Përveç një goli të mrekullueshëm ku kaloi shumë kundërshtarë nga mezi i fushës, Maradona realizoi edhe nje gol me dorë në tentativen për të shënuar me kokë…një episode që i shpëtoi syrit të gjyqtarëve. Pas ndeshjes, asi argjentinas komentoi mbi golin, duke thënë se u shënua “pjesërisht me kokën e Maradonës, pjesërisht me dorën e Zotit”.

ME TE LEXUARAT