Pranoi mandatin e Salianjit, Andrea Mano: Kam dhënë dorëheqjen nga Kryesia, por do jem në grupin parlamentar të PD

Politikë

Pranoi mandatin e Salianjit, Andrea Mano: Kam dhënë dorëheqjen

Andrea Mano do të marrë mandatin e deputetit të PD, pasi iu hoq Ervin Salianjit i cili perfundoi ne burg duke vuajtur nje vit denim.

Unë jam në fazën që kam marrë një shkresë nga KQZ për marrjen e mandatit si deputeti i Korçës, e kam pranuar, kam plotësuar dhe shkresat e nevojshme. Jam në pritje të marrjes zyrtarisht të mandatit nga parlamenti i Shqipërisë.

Unë jam deputet i PD dhe sigurisht që i bashkohem grupit parlamentar të PD”, tha ai për mediat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne lidhje me pozicionimin politik qe do te kete ne Kuvend, Mano sqaroi:

Pas dorëheqjes unë kam bërë një akt revolte, thirrje për reflektim të gjithë PD ndaj ish kryetarit të PD.

Dorëheqja ime dhe e një pjese të madhe e anëtarëve të kryesisë dhe më pas e 280 demokratëve që kanë ikur, ka qenë një protestë ndaj ish kryetarit të PD por jo ndaj Partisë Demokratike.

Sigurisht që ne kemi qenë pjesë e proceseve reformuese në PD të cilat fatkeqësisht nuk shkuan ashtu si ne e mendonim, sepse një pjesë e enturazhit të vjetër politik që iku nga kryetar partie, ju ribashkuan më tej PD por ne vazhdojmë që të jemi, ashtu si unë, edhe njerëzit që kanë ikur, nuk kanë ikur nga PD por nga funksionet drejtuese që kanë patur, kanë qenë anëtarë kryesie, drejtues seksionesh dhe grupseksionesh por e kanë dhënë kontributin si anëtarë partie.

Pyetjes nëse Mano do i kthehet politikës pas mbarimit të mandatit si deputet, Mano u përgjigj:

Sigurisht që po ndaj dëshirën time dhe vullnetin tim, për të qënë përfaqësues i qytetarëve të Korçës, një përfaqësi e cila pavarësisht përpjekjeve të mëdha në atë kohë nuk u rrit për shumë arsye por do ti kthehem jetës aktive dhe do përpiqem që atë proces që nisëm në vitin 2021 ta çojmë deri në fund.

ME TE LEXUARAT