Tensione në protestën e PD-së/ Hidhen molotovë pranë Ministrisë së Brendshme, policia shpërndan ujë dhe gaz lotsjellës
Lajmifundit
/
8 Maj 2026, 20:47
Politikë

Protestues të mbështetur nga Sali Berisha kanë hedhur molotovët e parë në afërsi të Ministrisë së Brendshme. Në momentin që iu afruan kordonit të forcave të policisë, efektivët ndërhynë duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë dhe për të penguar kalimin e tyre.
Më herët, drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi se Partia Demokratike kishte leje për zhvillimin e protestës vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke paralajmëruar reagim të policisë në rast të shkeljes së këtij kufizimi.