PD nesër në protestë , Berisha :Të tregojmë forcën tonë në kryengritjen më të madhe paqësore që ka njohur Tirana
Lajmifundit
/
21 Mars 2026, 15:29
Politikë

Kreu i PD Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim online me qytetarët.
Si u ka bërë thirrje shqiptarëve të jenë pjesë e protestës që mbahet nesër në orën 8:00.
“U bëj thirrej qytetarëve të përmbushim detyrën tonë ndaj këtij regjimi të ngrihemi fuqishëm kundër Ramës dhe organizatës së tij kriminale që më së fundi mbylli edhe dyert e Europës për Shqipërinë me mburojën që krijoi për veten dhe organizatën e tij kriminale.
Sot është detyrë e të gjithë shqiptarëve që në sheshe e rrugë të tregojmë forcën tonë në kryengritjen më të madhe paqësore që ka njohur Tirana”, tha ai./Ballkan


