Pas Ranmës edhe protestuesit në Vlorë. Në orën 11:00 të paradites në Vlorë, në 18:00 rikthim në Tiranë

Politikë

Pas Ranmës edhe protestuesit në Vlorë. Në orën 11:00

Teksa protesta për Zvërnecin po vijon para Kryeministrisë, një nga protestuesit ka njoftuar organizimin e dy tubimeve të tjera gjatë ditës së nesërme. Duke iu drejtuar të pranishmëve dhe mediave, ajo tha se protesta e parë do të zhvillohet nesër në Vlorë në orën 11:00, ndërsa në mbrëmje, në orën 18:00, qytetarët do të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

"Jemi një grup i vetëm që kemi një kërkesë shumë të thjeshtë: “Rama ik’ . Shqipëria është e e shqiptarëve jo e pushtetarëve" tha ajo.

Në ditën e gjashtë një tjetër protestuese tha se në këtë protestë ka vetëm shqiptarë dhe njerëz të mirë.

“Pushteti ka tentuar ta deligjtimojë protestën. Në fillim na thanë s ejemi grekë, pastaj rusë, qoftë edhe iranianë. Pushtetit që i ka ardhur fundi nuk e ka kuptuar që këtu ka vetëm shqiptarë të mirë. Kjo është vetëm e qytetarëve dhe e njerëzve të mirë. Ne jemi protesta, ju jeni protesta. Shqipëria është e jona.

Po protestohet kudo ku ka shqiptarëve. Shqipëria e shqiptarëve jo e pushtetarëve. Për 35 vjet na kanë mashtruar se mund të kemi një Shqipëri tjetër”, tha një protestue

ME TE LEXUARAT