Mision i ri për agjentët e SHISH/ I shtohet si detyrë ndjekja e sigurisë ekonomike, sulmet kibernetike dhe lufta hibride

Pas sulmeve kibernetike të Iranit ndaj strukturës të shërbimeve qeveritare online tre vite më parë dhe evidentimit nga kryeministri Edi Rama të një lufte hibride për të cilën thotë se po shpaloset në shesh xhirimin e protestës, me këto fenomene tashmë të sanksionuara në një projekt ligj, do të angazhohet SHISH.
Megjithëse këto aspekte nuk kanë qenë jashtë vëmendjes të SHISH tanimë apo bëhen pjesë e ligjit ku përcaktohet përgjegjësia e këtij institucioni.
“Mbledh informacion për kërcënimet ndaj sigurisë ekonomike, kërcënimet kibernetike dhe kërcënimet hibride, me impakt në mjedisin e sigurisë së vendit. Mbledh informacion për kërcënimet ndaj infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të Republikës së Shqipërisë.”, thuhet në dokument.
Anëtari demokrat në këtë komision Igli Cara e shfrytëzoi prezencën e tre drejtoreshave të SHISH për ti marrë një përgjigje lidhur me aktualitetin e protestave.
Erjona Ismaili ministre për marrëdhëniet me parlamentin shpjegoi në komisionin parlamentar të komisionit nevojën e këtyre ndryshimeve.
Në projekt ligj parashikohet se emri “Shërbimi Informativ Kombëtar” zëvendësohet me “Shërbimi Informativ i Shtetit”.
Një tjetër ndryshim lidhet me deklarimin e pagave ku parashikohet se:
“Punonjësit e SHISH-it përjashtohen nga detyrimi për deklarimin e të ardhurave të përftuara nga paga, si dhe deklarimin e kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë. Kontrolli vjetor i tyre kryhet nga struktura e posaçme në Shërbimin Informativ të Shtetit, sipas procedurave të përcaktuara me akt të brendshëm të drejtorit të SHISH-it.”
Drejtoresha juridike në SHISH Amarta Dhima tregoi në këtë komision domosdoshmërinë e këtij ndryshimi.
Ndryshimet e propozuara në projekt ligj u miratuan në këtë komision.


