Me 84 vota pro miratohet projektligji për pagat e magjistratëve

Politikë

Me 84 vota pro miratohet projektligji për pagat e magjistratëve
Kuvendi i Shqipërisë miratoi gjatë një votimi në orët e vona të së enjtes projektligjin për pagat e magjistratëve.

Më konkretisht, seanca miratoi me 84 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, nismë e deputetëve socialistë Aulona Bylykbashi dhe  Admir Kadeli.

Diskutimet për këtë projektlidh u shoqëruan me ndërhyrje të shumta në seancë nga mazhoranca dhe opozita.

Seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 01:50 të së premtes, gjatë së cilës u zhvilluan edhe tre interpelanca me ministrat, ndërsa u shqyrtuan dhe miratuan edhe disa projektligjeve të rëndësishme: 

Projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën, bërë në Hagë, më 16.12.2025”, me 102, vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligjin “Për ratifikimin e Konventës kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës” me 107 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim;

Projektligji “Për pranimin e vendimit DEC-I 1/119-VI/2024, të Këshillit të Anëtarëve të Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit, për ndryshimin e nenit 36 të Marrëveshjes Ndërkombëtare për Vajin e Ullirit dhe Ullinjtë e Tavolinës, 2015, aderuar me ligjin nr. 112/2017”, me 107 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim

Projektligji “Për disenjot” u miratua me 102 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim.

Projektvendimi “Për miratimin e dekretit të Presidentit të Republikës nr. 492, datë 17.9.2026, për shkarkimin e zotit Ervin Demo nga detyra e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor”, me 83 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektvendimi “Për miratimin e dekretit të Presidentit të Republikës nr. 493, datë 17.9.2026, për shkarkimin e zotit Besfort Lamallari nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme”, me 83 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektvendimi “Për miratimin e dekretit të Presidentit të Republikës nr. 494, datë 17.9.2026, për emërimin e zotit Ervin Demo ministër të Punëve të Brendshme”, me 83 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin nr. 85/2026, “Për caktimin e Kryesisë të komisioneve të përhershme të Kuvendit”” me 82 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim.

Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin nr. 86/2026, “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”” me 80 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim.

Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin nr. 87/2026, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit””, u miratua me 81 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim.

Seanca vendosi që projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10236, datë 18.2.2010, si dhe projekligjin “Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike”” i caktuar në rendin e ditës të shqyrtohet në seancën e radhës.

ME TE LEXUARAT