Arrestohet 47-vjeçari në Malësi të Madhe, ja çfarë ju gjet në lokal

Aktualitet

Arrestohet 47-vjeçari në Malësi të Madhe, ja
Një lokal në Koplik, Malësi e Madhe, është goditur nga Policia gjatë operacionit të koduar “MULTIGAMES”, pasi dyshohet se ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Sipas Policisë, në pranga ka rënë një 47-vjeçar, punonjës i lokalit, ndërsa administratori 51-vjeçar është shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit janë sekuestruar 6 makineta elektronike për lojëra fati, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe një grirëse për lëndët narkotike.

“Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni i koduar “MULTIGAMES”.

Zbulohet në Koplik, një lokal i përshtatur për lojëra fati dhe shitje të lëndëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë një 47-vjeçar, punonjës i lokalit. Shpallet në kërkim administratori i lokalit.

Sekuestrohen 6 makineta për lojëra fati, një qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një grirëse për lëndët narkotike.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, finalizuan operacionin e koduar “MULTIGAMES”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kryen kontroll në një lokal në qytetin e Koplikut, ku gjetën 6 makineta elektronike për lojëra fati, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe grirëse për lëndët narkotike.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 47 vjeç, punonjës i lokalit, dhe u shpall në kërkim shtetasi E. C., 51 vjeç, të dy banues në Koplik, administratori i lokalit. Punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia

ME TE LEXUARAT