Mbledhja dyditore te vila e Enver Hoxhës/ Rama thërret vartësit në Pogradec, çfarë pritet të ndodhë para shtatorit

Kryeministri Edi Rama po mbledh për dy ditë me radhë në ish vilën e Enver Hoxhës në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat.
Këtë të dielë, takimet do të jenë me drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët të raportojë mbi situatën në zonën që mbulojnë.
Të hënën, kreu i qeverisë do të takojë ministrat, të cilët mësohet se do të raportojnë për punën e bërë deri më tani, por edhe për prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt. Sipas njoftimeve të deritanishme nuk priten ndryshime në kabinet.
Pas këtij takimi pritet që kryeministri Rama pritet të mbledhë në ditët e para të shtatorit edhe asamblenë e Partisë Socialiste, një forum partie të cilin e ka përdorur përgjithësisht për të njoftuar ndryshime në qeveri.


