Mes protestave dhe 'dezertimeve', PS mban të shtunën mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe Qeverisë
Lajmifundit
/
18 Qershor 2026, 18:37
Politikë

Të shtunën, më datë 20 qershor, Partia Socialiste do të zhvillojë mbledhjen e radhës së zgjeruar mes Grupit Parlamentar dhe Qeverisë.
Në njoftim thuhet “Përshëndetje! Ditën e shtunë, më 20.06.2026, në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave, do të zhvillohet Mbledhja Mujore e Zgjeruar e Grupit Parlamentar Socialist. Axhenda e mbledhjes do t’ju dërgohet në vijim”, shkruhet në njoftimin e PS.
Kjo është mbledhja e parë e socialistëve që nga fillimi i protestave në Tiranë dhe largimi i deputetes Marjana Koçeku, si e pavarur.


