Eldi Dizdari ‘mori në qafë’ super trafikantët! Megadosja e kokainës dhe pastrimit të parave nisi nga 'lufta’ për tokat pranë “Air Albania”

Aktualitet

Eldi Dizdari ‘mori në qafë’ super trafikantët!

Super dosja hetimore e SPAK me emra shumë të njohur të trafikantëve të drogës që kanë pastruar qindra milionë euro në Shqipëri nisi nga një hetim pasuror për Denis Matoshin i njohur si Eldi Dizdari, një personazh shumë i përmendur në grupet e trafikut të drogës.

Ishte viti 2020 thotë SPAK kur nisi hetimin pasuri ndaj tij pasi mësoi se Dizdari kishte përfituar një tokë 500 m2 katrorë si dhuratë nga Qefsere e Eqerem Grori si dhe Osman Dervishi në një prej zonave super të shtrenjta të Tiranës, në rrugën Dervish Hima pranë stadiumit “Air Albania”. Kjo pasuri aktualisht është e konfiskuar.

Që atëherë SPAK kishte kërkuar informacion nga Kadastra dhe kishte rënë në gjurmët e Artur Shehut dhe Elton Memetit, të cilët sipërfaqe të tëra toke në këtë zonë ia kishin dhuruar njëri-tjetrit duke filluar nga vitit 2015 e deri në vitin 2022.

Një fakt interesant është se në momentin kur këto personazhe morën vesh veprimet e SPAK për ta konfiskuar pronën filluan të lëviznin duke kërkuar informacion në Angjencinë e Kadastrës, ndërsa anulohen edhe kontrata zhvillimi të bërë me një kompani.

“2.2.5 Gjatë kohës që çështja ishte në hetim (maj të vitit 2022) dhe kohë që përkonte me paraqitjen pranë Gjykatës të kërkesës për konfiskim të pasurive të shtetasit Eldi Dizdari, grupi kriminal ka filluar lëvizjet e tij, duke përdorur edhe institucionin shtetëror të Agjensisë së Kadastrës, në përpjekje për të marrë të dhëna nëse pranë Prokurorisë së Posacme ka patur çështje ndaj tyre, kohë kjo që përkon edhe me operacionin e kryer në Belgjikë në kuadër të çështjes "Black Eagle"", dosje për të cilën është përftuar informacion përgjatë hetimeve. Hetimet janë zhvilluar në mënyrë paralele dhe për të cilat autoritetet përkatëse kanë dërguar edhe letërporosi pranë autoriteteve reciproke, në mënyrë të pavarur, duke u lidhur më pas me njëra-tjetrën.

Pranë Prokurorisë së Posçcme është paraqitur një kërkesë nga shtetasit Myzejen Rama, Besnik Rama dhe Andi Grori (bashkëpronarë të truallit) duke kërkuar dhënien e pëlqimit për zhvillimin e pronës dhe po këto ditë nga Agjensia e Kadastrës Jug Tiranë është kërkuar informacion, nëse për personin nën hetim Artur Shehu, po zhvilloheshin hetime, pasi në këtë zyrë ishin paraqitur dy kontrata dhurimi të lidhur ndërmjet shtetasit Artur Shehu (dhe shtetasve Xhesika Dodaj (bashkëjetuese e shtetasit Fation Kola) dhe Malvina Canaj, (bashkëjtuesja e shtetasit Ervis Çela), (ky i fundit i arrestuar për veprën penale të trafikimit të lëndës narkotike), të cilave ai iu dhuronte sipërfaqet e tokës të së njëjtës Zonë Kadastrale të përfituara nga dhurime të mëparshme.

Përgjatë kësaj kohe kanë filluar revokimet e kontratave të lidhura me shoqërinë "A@AMIV" sh.p.k., dhe në vitin 2022 nëpërmjet përgjimeve të komunikimeve të bashkëpronarëve, por edhe personit nën hetim Adrian Rama, është mësuar se ishte ky i fundit, i cili qëndronte dhe orientonte veprimet me pronën dhe pas shkresës së dërguar në SPAK, nga Agjencia e Kadastrës, ku kërkonte informacion mbi personin nën hetim Artur Shehu, duke krijuar kështu indicie për lidhje të mundshme të tyre mes njëri-tjetrit”, thuhet në dosje.

ME TE LEXUARAT