"Honxho - bonxhot më tregojnë mua investimet strategjike" Rama nga Vlora për gardhin me gjemba; foto AI

Politikë

"Honxho - bonxhot më tregojnë mua investimet strategjike"

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama, u ka kthyer përgjigje protestuesve për 5 kërkesat e parashtruara dy ditët e fundit për dorëheqjen e Qeverisë dhe Ramës; Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë!;

Shfuqizimin e Paketës së Maleve; Anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

“Më tregojnë mua këta honxho-bonxhot investimet strategjike dhe më thonë po prishet Shqipëria nga investimet strategjike. S’kishte investime strategjike Vlora kur ne erdhëm në detyrë, por kishte gropat në Lungomare. Më e bukura është se te Zvërneci s’kanë kërkuar fare statusin e investitorit strategjik. Paketa e Maleve do të anulohet? Po pse? Ata që kanë trashëguar tokat, e thuajua more, janë trashëgimtarë të tokave në veri, ka trashëgimtarë të tokave të thella të jugut dhe s’kanë pasur sherre për pronat. Nuk kanë hyrë në 7501. Ata e dinë, deri këtu ishte gjyshi im, deri atje gjyshi jot. Duke mos pasur letrat dhe të ardhurat apo edhe mundësitë, i kanë braktisur ato bukuri atje, duke u larguar edhe nga vendi sepse s’bëjnë dot asnjë investim. Dikur i bënin pa leje, tani s’i bëjnë dot pa leje. Duan të bëjnë një fermë, s’kanë subvencion, asgjë.

Çfarë bën Paketa e Maleve? I thotë, hajdeni te toka që është e gjyshit, që s’keni letra, zgjidhni planin e investimit, shkoni në këshillin bashkiak, afishoni emrin një muaj. Po erdhën të tjerë që të kërkojnë pronën që ju kërkoni, nuk e merrni dot. Po nuk pati kontestime, investoni. Dhe jo pallate, agroturizma, ferma, agrobujtina.

Krijoni ato realitete që i kanë krijuar ata që nuk janë më të mençur se ne atje ku jetoni, që nuk janë më të zotë se shqiptarët, por kanë qenë të udhëhequr, nga njerëz më të mençur se hajvanët që kemi pasur ne në krye. S’keni pse të punoni për të tjerët andej. Anulojeni, thonë. Shyqyr Zotit, kanë pesë kushte. Kushti i parë është dorëheqja, pra ik ti, pastaj të tjerat, pra janë pa logjikë, janë dërrasë fare.

Duhet t’i marrësh me të mirë më thonë, por si ti marrë me të mirë, kur ne po na ikën tepeleku i kokës, ku kemi lloj lloj honxho-bonxhosh që ikin pas berihait. Shikojnë gardhin atje, që pika që s’u bie atyre që e vendosën atë gardh atje në Zvërnec, ku e morën foton dhe me IA e vendosin sikur të ishte kufiri me Izraelin, duke shkuar pas berihait se do vijnë palestinezët. Dhe ne t’i marrim me të mirë këta”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT