Gen Z vazhdon të japë leksione jete. Folësi në protestë duke sharë Ramën e Berishën, i heqin mikrofonin...

Politikë

Gen Z vazhdon të japë leksione jete. Folësi në protestë
Ky brez është anatemuar vazhdimisht si pasiv, dele, i nëpërkëmbur nga millienials e boomers. Kritikat ndaj të rinjve të lindur pak para vitit 2000 deri pak pas janë të ashpra dhe kosistente.

Megjithatë ata kanë treguar një model qytetarie në gjashtë ditë protestash në mbarë Shqipërinë. Teksa njëri prej tyre mori fjalën dhe mikrofonin në shesh nisi të shajë kreun e qeverisë Edi Rama dhe atë të opozitës Sali Berisha. Por ndërhyrja e bashkëmoshatarëve të tyre ka qenë e menjëhershme duke ia hequr mikrofonin për të mos lejuar fjalor fyes.

Ky incident krijoi momente tensioni i sili u zbeh shumë shpejt. Ndërkaq kujtojmë se përveç kërkesave politike, protestuesit kanë bërë thirrje të vazhdueshme për respekt ndaj njëri tjetrit, në veçanti grave e fëmijëve të pranishëm.

ME TE LEXUARAT