FOTO- “Shqipëria anëtare themeluese”, Rama shpërndan postimin zyrtar të “Bordit të Paqes”

Llogaria zyrtare në X e “Bordit të Paqes” të themeluar nga Presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar ftesat për secilin vend, mes tyre edhe Shqipëria. Postimi është shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama.
The Board of Peace welcomes Albania as a founding member of our growing international organization. pic.twitter.com/0YoSxTGksA
— Board of Peace (@BoardOfPeace) January 28, 2026
Në njoftimin e publikuar, “Bordi i Paqes” shprehet se “mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje”, ndërsa grafika shoqëruese përmban simbole shtetërore dhe flamurin shqiptar.
Pak ditë më parë në Davos u mbajt edhe samiti që hodhi themelet e këtij Bordi, ku vendet që kishin pranuar ftesën e Donald Trump nënshkruan marrëveshjen.
Shqipëria e përfaqësuar nga kryeministri Rama nuk mori pjesë. Kreu i qeverisë tha në Parlament se nuk ishte i pranishëm, pasi zgjodhi që të priste në Shqipëri vajzën e Donald Trump, Ivanka Trump.
Megjithatë aderimi i Shqipërisë në këtë organizatë të re u miratua edhe në Parlamentin e Shqipërisë me votat e mazhorancës dhe opozitës.


