Ervin Salianji rrëfen jetën në burg: “Lahesha me kanaçe” – përgatit edhe një libër mbi përvojën në qeli

Politikë

Ervin Salianji rrëfen jetën në burg: “Lahesha me

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ndarë për herë të parë detaje të forta nga qëndrimi i tij në burgun e Fierit, ku vuajti një dënim për akuzën e “kallëzimit të rremë”. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Salianji foli për vështirësitë, padrejtësitë dhe reflektimet personale gjatë kohës në qeli.

“Lahesha me kanaçe, në qeli numërohen edhe orët. Dita e parë është një tronditje për çdo njeri, sado i përgatitur të jesh psikologjikisht,” u shpreh ai.

Salianji këmbënguli se e gjithë çështja ndaj tij ishte një ndëshkim politik, dhe se ai nuk ishte dënuar për asnjë vepër që lidhet me korrupsion apo abuzim me pushtetin.

“Jam dënuar për një kallëzim të rremë, pa bërë fare kallëzim. Nuk më kanë gjetur asnjë shkelje tjetër. Më futën në burg, sepse u prisha punë gjatë zgjedhjeve,” tha ai.

Për Salianjin, kjo përvojë është shndërruar në “medalje politike”, e cila, sipas tij, ka forcuar më tej bindjet e tij publike dhe opozitare.

 


Ish-deputeti zbuloi gjithashtu se është në përgatitje të një libri autobiografik, ku do të rrëfejë me detaje përjetimet dhe realitetin e burgut në Shqipëri.

“Së shpejti do botoj një libër me gjithë përvojën në burg – për të treguar çfarë ndodh kur drejtësia përdoret si mjet presioni politik.”

ME TE LEXUARAT