I shpallur në kërkim ndërkombtar nga Austria për krime të rënda, arrestohet në Tiranë 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombtar nga Austria për krime

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake për një sërë veprash të rënda penale.

Në pranga ka rënë Musli Aslani, 41 vjeç, lindur dhe banues në Shkup, Maqedonia e Veriut. Ai ishte nën urdhër arresti të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik në Innsbruck, Austri, për veprat penale:

• Trafikim droge
• Kërcënim i rrezikshëm
• Zhvatje e rënduar
• Plagosje

Sipas Kodit Penal Austriak, këto akuza parashikojnë dënime deri në 20 vjet burg.

Në kuadër të operacionit të zhvilluar nga shërbimet e Policisë së Tiranës, u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i Aslanit, i cili fshihej në një zonë urbane të kryeqytetit.

Gjatë kontrollit fizik, 41-vjeçarit iu gjet edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm, ndërsa pritet që ndaj tij të nisin procedurat e ekstradimit drejt Austrisë.

ME TE LEXUARAT