Fyeu shqiptarët, Kos: E habitshme që Paunovic ende është ministre

Kosovë&Rajon

Fyeu shqiptarët, Kos: E habitshme që Paunovic ende është

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, u shpreh e befasuar me faktin se Snezhana Paunoviq vazhdon të mbajë funksionin e ministres në Qeverinë e Serbisë edhe pas deklaratave të saj lidhur me spastrimin etnik në Kosovë.

 “Ishte shokuese të dëgjonim diçka të tillë në vitin 2026. Nuk do ta përsëris as atë që ajo tha. Ishte vërtetë tronditëse të dëgjohej një deklaratë e tillë. Nuk mund ta imagjinoj që një ministre, pas një deklarate të tillë publike, të mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj”, ka thënë Kos.

Deklarata e saj se do ta spastronte etnikisht Kosovën, nëse do të ishte në krye të shtetit në vitin 1998, nxiti reagime të shumta në institucionet evropiane.

Komisionarja Kos, e cila ditëve të fundit ishte ndër zërat më të fuqishëm në reagimet ndaj kësaj deklarate, porositi se secila fjalë mban peshën e vet.

Ajo nënvizoi se mbështetja e ulët për integrimin evropian në Serbi është edhe pasojë e mesazheve që dërgojnë politikanët, si dhe e mënyrës se si raportojnë mediat.

Sipas saj, është e papranueshme që një vend kandidat të përdorë retorikë antievropiane.

ME TE LEXUARAT