Begaj mesazh për Ditën e Europës: Shqipëria më pranë se kurrë familjes europiane

Politikë

Begaj mesazh për Ditën e Europës: Shqipëria më

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh për Ditën e Evropës, ku vlerësoi projektin e Bashkimit Europian si një model të ndërtuar mbi paqen, sigurinë, demokracinë, mirëqenien, solidaritetin dhe lirinë.

Në reagimin e tij, kreu i shtetit theksoi se kjo ditë përbën një moment të rëndësishëm për të nderuar të gjithë ata që kontribuuan në ndërtimin dhe realizimin e projektit europian.

Bajram Begaj u ndal gjithashtu te rrugëtimi i Shqipërisë drejt integrimit europian, duke theksuar se vendi ndodhet më pranë se kurrë anëtarësimit në BE.

“Sot festojmë Ditën e Evropës dhe nderojmë të gjithë ata që ndërtuan dhe bënë realitet projektin e Bashkimit Evropian, i cili ka në thelb paqen, sigurinë, demokracinë, begatinë, solidaritetin dhe lirinë.

Shqipëria është sot më afër se kurrë për t’u bërë pjesë e familjes europiane, e gatshme për t’i shtuar projektit europian energjinë dhe vlerat e saj”, shkroi presidenti.

 

ME TE LEXUARAT