“S’kemi ku të luajmë”/ Vogëlushi në protestë: Rama na zuri sheshet me kulla për klientët e tij
Lajmifundit
/
14 Korrik 2026, 21:08
Aktualitet

Një fëmijë që mori pjesë në protestën e zhvilluar para godinës së Kryeministrisë tërhoqi vëmendjen me mesazhin e tij.
Ai u shpreh se kishte dalë për të protestuar sepse, sipas tij në Tiranë po zhduken gjithnjë e më shumë hapësirat ku fëmijët mund të luajnë.
Vogëlushi u shpreh se ndërtimi i pallateve ka zënë vendet ku ai dhe bashkëmoshatarët e tij kalonin kohën e lirë.
“Secili ka të paktën një arsye për të dalë në protestë. Ne s’kemi një vend për të luajtur, sepse Rama na i ka zënë vendet ku luanim dhe i ka bërë kulla për klientët e tij”, tha fëmija.